Ndërlidhjet

Pompeo uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë.

Në urimin e tij, sekretari Pompo tha se SHBA do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën që të ketë një të ardhme më prosperuese dhe të sigurtë.

“SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën e dytë të pavarësisë suaj”, tha Pompeo në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit.

Sipas sekretarit Pompeo, arritja e një marrëveshjeje me Serbinë – që në thelb ka njohjen e ndërsjellë – është “thelbësore” për suksesin e Kosovës.

“Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohje reciproke në thelb të saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni gjithashtu kërkon hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike. Ne duam që të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, të mbështetura në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën që të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit perëndimor. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fuqishme ndërmjet popujve tanë dhe do të mbështesë ata që punojnë për të nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës”, tha Pompeo.

XS
SM
MD
LG