Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë: Kosova, partnere në ndaljen e ndikimit rus


Takimi i senatorëve amerikanë në FSK.
Takimi i senatorëve amerikanë në FSK.

Ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, një delegacion i senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizituan Komandën e Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe, tha se po punojnë në ndalimin e rritjes së ndikimit rus në rajon.

“Jam i nderuar që udhëheq delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”, tha senatori amerikan.

Ndërkaq, komandanti i FSK-së Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin me SHBA-të, rëndësinë e këtij partneriteti dhe në veçanti për Programin e Partneritetit Shtetëror me IOWA-në, bashkëpunimin me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in.

“Po ashtu gjeneral Rama i njoftoi mysafirët nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me mision të ri - mision ushtarak, në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate”, thuhet në komunikatën për media.

XS
SM
MD
LG