Ndërlidhjet

Gjykata franceze lejon shfaqjen e filmit për skandalet seksuale në Kishën Katolike


Ilustrim

Një Gjykatë në Francë refuzoi të ndalojë shfaqjen nëpër kinematë e vendit të një filmi që ndërlidhet me skandalet seksuale të Kishës Katolike.

Filmi “Grace a Dieu” i regjisorit francez Francois Ozon, fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Berlin.

Filmi portretizon priftin Bernard Preynat, i cili ka qenë i akuzuar për ngacmimin e dhjetra djemve gjatë viteve 1980 dhe 90-të.

Avokatët e Preynat thonë se filmi paraqet akuzat kundër klientit të tyre si fakte dhe se duhet të bllokohet sepse nuk respekton prezumimin e pafajësisë.

Kohë më parë, Papa Françesku e ka pranuar se skandalet seksuale që po godasin Kishën Katolike, po zemërojnë njerëzit dhe po i largojnë ata nga Kisha dhe se, sipas tij, Kisha duhet të ndryshojë nëse dëshiron të mbajë afër gjeneratën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG