Ndërlidhjet

Lituania i kërkon BE-së të jetë më e ashpër me Rusinë


Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, tha se sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të veprimeve të saja destabliziuese në Ukrainë, janë “ndonjëherë shumë pak, ndonjëherë shumë vonë”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Linkevicius tha se BE-ja do të jetë më efektive nëse i ndërmerr masat ndaj Rusisë, menjëherë dhe fuqishëm.

BE-ja ka vënë sanksione ndaj Rusisë në përgjigje të mbështetjes së saj për militantët gjatë konfliktit që ka vrarë më shumë se 10,300 njerëz në Ukrainën lindore që nga prilli i vitit 2014.

Disa vende anëtare të BE-së, përfshirë Lituaninë, kërkuan që të miratojnë sanksione të reja pas incidentit pranë ngushticës Kerç, por burimet e Radios Evropa e Lirë, në atë kohë thanë se Franca, Gjermania dhe Italia ishin kundër një lëvizjeje të tillë.

XS
SM
MD
LG