Ndërlidhjet

Apeli miraton ankesën e Prokurorisë në rastin e ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa


Ilustrim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në rastin e ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe 38 të akuzuarve tjerë.

Apeli obligon shkallën e parë të Gjykatës që të procedojë me rastin.

Në njoftimin për media të Gjykatës së Apelit, thuhet se “Gjykata e Apelit konstaton se në bazë të shkresave të lëndës, në rastin konkret ka prova të mjaftueshme nga të cilat rezulton dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale në fjalë. Andaj gjykata e shkalles së parë obligohet të vazhdoj më tutje më procedim penal, të administroj provat, e pastaj ta marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”.

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 39 të pandehurit e tjerë akuzohen se nga qershori i vitit 2008, deri në muajin shtator të vitit 2011 me dashje dhe dijeni, aktivisht kanë marrë pjesë në aktivitete kriminal të grupit të organizuar, e që kanë kryer krime serioze.

Në aktakuzë thuhet se “qëllimi i këtij grupi ishte të japin tenderë fitimprurës kompanive- operatoreve ekonomik, për ndërtimin e rrugëve, mirëmbajtjen e rrugëve, sinjalizimeve dhe për furnizime, duke eliminuar ofertuesit me oferta më të arsyeshme”.

XS
SM
MD
LG