Ndërlidhjet

Irani akuzon pakistanezët për sulmin në territorin e tij


Ilustrim
Ilustrim

Sulmi vetëvrasës që la të vdekur 27 anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është ndërmarrë nga Pakistani, tha një komandant i forcës iraniane, njofton agjencia e lajmeve “Tasnim” e Iranit.

Më 13 shkurt, vetëvrasësit me bombë, sulmuan një autobus me pjesëtarë të Gradës Revolucionare të Iranit që po udhëtonin përgjatë kufirit pakistanez.

Grupi militant sunit “Ushtria e Drejtësisë”, i cili thotë se kërkon më shumë të drejta dhe kushte më të mira jetese për minoritetit etnik në Iranin lindor, mori përgjegjësinë për sulmin.

“Një anëtar tjetër i grupit militant që planifikoi sulmin ka qenë gjithashtu qytetar pakistanez” tha kreu i forcave tokësore të Gardës, gjeneral brigade Mohammad Pakpour.

Kjo është hera e parë që Teherani ka thënë se qytetarët pakistanezë ishin të përfshirë drejtpërdrejt në një sulm në territorin e saj edhe pse Irani e ka fajësuar vazhdimisht Pakistanin për strehimin e militantëve në zonën kufitare.

XS
SM
MD
LG