Ndërlidhjet

Vritet një person në Ferizaj


Ilustrim

Një person ka vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Agim Gashi.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se personi i qëlluar është i gjinisë mashkullore.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, afër rreth rrotullimit, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri. Policia dhe ndihma e shpejt kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas mjekut kujdestar, një person ka ndërruar jetë. Ai është i moshës 25-30 vjeç”, tha Gashi.

“Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar dhe është gjetur edhe arma më të cilën dyshohet së është kryer vrasja”, tha zëdhënësi Gashi.

XS
SM
MD
LG