Ndërlidhjet

Scott: Kriza në Venezuelë, Serbia në anën e gabuar të historisë


Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Serbia është në anën e gabuar të historisë kur është në pyetje qëndrimi i saj ndaj krizës në Venezuelë.

"Popullin e Venezuelës e ka përfshirë uria nën sundimin e paligjshëm të regjimit diktatorial dhe më shumë se 50 vende në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore kanë qëndruar pranë popullit të Venezuelës dhe presidentit të përkohshëm Guaido", tha Scott në Twitter.

Rreth 50 vende nga mbarë bota e kanë njohur liderin e opozitës, Huan Guaido si president të përkohshëm të Venezuelës.

Presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, i cili është në pushtet që nga viti 2013, është kritikuar brenda dhe jashtë vendit për ekonominë e dobët në Venezuelë.

Ai po përkrahet nga Kina, Rusia dhe disa vende tjera.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se mbi tre milionë njerëz kanë ikur nga Venezuela viteve të fundit, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.

XS
SM
MD
LG