Ndërlidhjet

Ish ministri maqedonas vendoset në arrest shtëpiak pasi u sulmua në paraburgim


Një gjykatë në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendim që ish ministri i Transportit, Mile Janakieski, të vendoset në arrest shtëpiak, pas disa plagëve të marra nga të burgosurit ku po qëndronte në paraburgim.

Gjykata e Shkupit mori vendim më 22 shkurt se Janakieski duhet të mbajë paraburgimin në shtëpi për 30 ditë, pasi ish ministry ka bërë ankesë pas incidentit.

Janakieski, që është në proces gjyqësor për ngjarjet e dhunshme në Parlament më 2017, pësoi disa lëndime trupore më 21 shkurt nga të burgosurit.

Pas incidentit, kryeministri Zoran Zaev detyroi shefin e burgut, Gjoko Kotevski, të japë dorëheqje.

Spiro Ristovski, ish ministër i Edukimit u raportua se kishte pësuar lëndime po ashtu gjatë paraburgimit. Ai u rivendos në një zonë tjetër të paraburgimit.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut më 20 shkurt kanë arrestuar ish kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe dy ish ministrat e qeverisë së kaluar, për rolin e tyre në hyrjen me forcë në Parlament më 2017. Të akuzuarit kishin mohuar akuzat.

XS
SM
MD
LG