Ndërlidhjet

Presidenti Trump beson në suksesin e bisedimeve me Kim Jong-un


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u përshëndetën me njëri-tjetrin ndërsa filluan samitin dy ditor në Vietnam për të diskutuar çështjen e arsenalit bërthamor dhe programeve raketore të Koresë së Veriut.

Të dy udhëheqësit i shtrënguan duart dhe u buzëqeshën përpara një takimi 20 minutësh pas të cilit do të zhvillojnë një darkë të përbashkët me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja vendeve.

*Video: Trump dhe Kim nisin samitin e tyre të dytë

Trump dhe Kim nisin samitin e tyre të dytë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:01 0:00

Presidenti Trump iu tha gazetarëve se ai mendon se bisedimet do të jenë shumë të suksesshme dhe se nuk do të “zbrapset nga çështja e denuklearizimit”.

Ndërkaq udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u shpreh i sigurt “se këtë herë do të arrihet një rezultat i cili do të mirëpritet nga të gjithë njerëzit".

Ky është takimi i dytë midis Trump dhe Kim Jong –un. Samiti i tyre i parë, i mbajtur në Singapor në qershor të 2018-ës, u quajt historik pasi ishte hera e parë që një presidenti i SHBA-së takohet me një udhëheqës të Koresë së Veriut.

Para udhëtimin në Vietnam, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se me “denuklearizimin e plotë, Koreja e Veriut do të bëhet shpejt një superfuqi ekonomike dhe se udhëheqësi Kim Jong-un do të marrë një vendim të mençur”.

XS
SM
MD
LG