Ndërlidhjet

Gjendet një varrezë masive në zonën që kontrollohej nga militantët e IS-it


Ilustrim

Një varrezë masive me dhjetra trupa është gjetur në territorin që ka qenë i kontrolluar nga grupi militant "Shteti Islamik".

Varreza u gjet pasi Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA-ja, morën kontrollin mbi atë territor.

Trupat besohet të jenë të grupit minoritarë jazidë të cilët janë mbajtur peng nga militantët e Shtetit Islamik.

Varreza masive u gjet në enklavën e fundit që kontrollohej nga militantët e Shtetit Islamik në Baghouz, afër kufirit me Irakun, i tha agjencisë Reuters, komandanti i Forcave Demokratike të Sirisë, Adnan Afrin.

“Trupat ishin të masakruar, shumica me koka të prera” tha ai.

Trupat siriane të mbështetura nga SHBA-ja kanë arritur të zbrapsin militantët e Shtetit Islamik dhe t’iu marrin zonat të cilat ata i kishin nën kontroll.

Koalicioni ndërmjet arabëve dhe kurdëve të cilin e mbështesin Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar më herët se ka filluar betejën përfundimtare “për të dëbuar” ekstremistës e IS-it, nga rajonet e mbetura nën kontrollin e këtij grupi në lindje të Sirisë.

XS
SM
MD
LG