Ndërlidhjet

SHBA-ja bën thirrje për uljen e tensioneve Indi-Pakistan


Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ka biseduar me udhëheqësit e Indisë dhe Pakistanit dhe iu ka bërë thirrje t’i shmangen “çfarëdo veprimi që mund të eskalojë dhe të rrisë më shumë rrezikun”.

Thirrje për uljen e tensioneve janë bërë edhe nga Bashkimi Evropian. Të mërkuren, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka ftuar Indinë dhe Pakistanin të tregojnë “vetëpërmbajtje” dhe të ulin tensionet.

“Ne presim që të dyja vendet të përmbahen dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Për këtë qëllim, rifillimi i kontakteve diplomatike në nivel politik dhe zbatimi i masave urgjente nga të dyja palët është jetësore” thuhej në komunikatën e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Incidentet e fundit mes dy vendeve pasojnë incidentin e 14 shkurtit, kur militantët më bazë në Pakistan kryen një sulm vetëvrasës ndaj një konvoji në rajonin e Kashmirit të administruar nga India. Sulmi la të vdekur mbi 40 ushtarë të Indisë.

India e akuzoi Pakistanin, se ka ndërlidhje të drejtëpërdrejtë me sulmin përderisa e bëri përgjegjës për përkahjen që i bën grupit militant.

India dhe Pakistani, të dyja fuqi bërthemore, kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë rajon.

XS
SM
MD
LG