Ndërlidhjet

Përleshje ndërmjet forcave afgane dhe militantëve talibanë


Ilustrim
Ilustrim

Forcat afgane janë përfshirë në një përleshje të armatosur me talibanët pasi militantët sulmuan një bazë të madhe ushtarake në provincën Helmand.

Ministria e Mbrojtjes tha se katër militantë janë vrarë përderisa ka pasur edhe viktima në anën e forcave afgane mirëpo nuk janë bërë të ditura detaje.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane kolonel, Dave Butler, shkroi në Twitter se “sulmi është parandaluar nga forcat afgane” .

Militantët talibanë thanë se kanë vrarë disa ushtarë afganë.

Përleshjet mes forcave afgane dhe militantëve talibanë vijnë në kohën kur po vazhdojnë bisedimet për paqen në Afganistan ndërmjet të dërguarit të SHBA-së, Zalmay Khalilzad dhe përfaqësuesve të talibanëve.

Në të kaluarën, Khalilzad është përpjekur të bindë talibanët që të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e qeverisë së Afganistanit.

Talibanët e kanë hedhur poshtë atë propozim.

Në Kabul, Presidenti afgan Ashraf Ghani, përsëriti se një proces paqësor i udhëhequr nga afganët do të siguronte stabilitet të qëndrueshëm në vend.

  • Negociatat mes të dërguarit amerikan dhe talibanëve vazhdojnë të shtunën
XS
SM
MD
LG