Ndërlidhjet

LDK: Ky është degradimi më i madh i Kosovës në 11 vjet shtet


Avdullah Hoti.
Avdullah Hoti.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se qeveria aktuale e ka dërguar Kosovën në një situatë ku janë vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me aleatin e saj kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, rrezikimi i marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me SHBA-në dëshmohet edhe me faktin se për herë të parë në historinë e Kosovës, sipas tij, i mohohet vizita në SHBA, një lideri institucional të Kosovës, në këtë rast kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në 11 vjet shtet, asnjëherë nuk kemi qenë në pozitë më të dobët, si në politikën e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk kemi parë asnjëherë degradim më të madh institucional gjatë gjithë këtyre viteve edhe një humbje të plotë të besueshmërisë së qytetarëve ndaj lidershipit të vendit”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media.

LDK-ja ka kritikuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për siç ka thënë, lobimin e tij për ndryshim të kufijve të shtetit të Kosovës, në vend se të lobonte për njohje të reja nga shtete që se kanë njohur ende pavarësinë e këtij shteti.

Për të dalë nga kjo situatë, sipas LDK-së, ekziston vetëm opsioni i zgjedhjeve si dhe ardhja e një qeverie me legjitimitet të plotë, e cila do të udhëhiqte edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel

Sugjerimet amerikane nuk e bindin Prishtinën që ta pezullojë taksën

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar disa herë se mospezullimi i taksës prej 100 për qind, masë e vendosur nga Qeveria e Kosovës në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës, përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo masë do të vazhdojë të aplikohet derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG