Ndërlidhjet

Vazhdojnë përleshjet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit


Fotografi nga arkivi.

Forcat e Indisë dhe Pakistanit kanë vazhduar luftimet e ashpra në territorin e kontestuar të Kashimirit, ku të dy palët kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë nisur bombardimet vdekjeprurëse.

Ushtria pakistaneze ka thënë sot se gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë dy ushtarë të saj, në afërsi të Linjës së Kontrollit, që ndanë territorin e kontestuar mes dy shteteve.

Ndërkaq, policia indiane ka njoftuar se një nënë dhe dy fëmijët e saj janë vrarë në shtëpinë e tyre nga bombardimet e kthyera nga Pakistani në rajonin e Kashmirit.

Shkëmbimi i zjarrit mes Indisë dhe Pakistanit vjen vetëm një ditë pasi Pakistani liroi një pilot indian, që kishte kapur, gjë të cilën, kryeministri pakistanez e cilësoi si “gjest të paqes”.

Ushtria pakistaneze kishte rrëzuar më 27 shkurt dy avionë indianë dhe kishte kapur një pilot, në territorin e Kashmirit, që kontrollohet nga Pakistani.

Pakistani dhe India kanë zhvilluar dy luftëra për terrorin e Kashmirit, që prej se ky territor i kontestuar fitoi pavarësinë më 1947 nga sundimi britanik. Të dy shtetet kanë pretendime territoriale mbi këtë rajon.

XS
SM
MD
LG