Ndërlidhjet

Të paktën 20 të vdekur nga vërshimet në Afganistan


Ilustrim.
Ilustrim.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën – përfshirë edhe fëmijë – në jug të Afganistanit, pas vërshimeve, që përfshinë rreth 2 mijë shtëpi, tha një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Shirat e furishëm goditën qytetin e Kandaharit dhe gjashtë qarqe të tij të premten, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e OKB-së.

Zyrtarët e Qeverisë afgane tha se qindra shtëpi në provincën Herat u shkatërruan nga vërshimet.

Personat e prekur nga vërshimet janë evakuuar në zona të sigurta në qytetin e Kandaharit, njoftuan autoritetet.

Të paktën 10 persona, përfshirë fëmijë, vazhdojnë të jenë të zhdukur.

XS
SM
MD
LG