Ndërlidhjet

Të paktën 23 persona të vdekur nga stuhia në Alabama


Pamja nga Alabama.
Pamja nga Alabama.

Të paktën 23 persona, disa prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një uragani që ka përfshirë Alabamanë në jug të Shteteve të Bashkuara.

Përveç viktimave, uragani ka shkaktuar dëme “katastrofike” në ndërtesa dhe rrugë, kanë thënë zyrtarët lokalë.

“Fatkeqësisht, numri i viktimave aktualisht është 23”, ka thënë sherifi, Jay Jones për mediat.

Ai ka thënë edhe se personat e tjerë janë dërguar në spital, disa prej tyre me “plagë serioze”.

Më shumë se 6,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, derisa dëmet janë vërejtur edhe në shtetin fqinj, Xhorxhia.

Në disa pamje shihet se si pasojë e stuhisë, pemët janë ndarë në dysh, rrugët janë shkatërruar dhe shtëpitë janë rrëzuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje banorëve të këtij vendi, përmes një postimi në Twitter, që të jenë “të kujdesshëm dhe të sigurt”.

“Stuhitë janë shumë të ashpra por edhe më keq mund të bëhet. Zoti ju bekoftë të gjithë juve, familjeve dhe shokëve të viktimave si dhe të plagosurve”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG