Ndërlidhjet

Së paku 32 të vdekur nga vërshimet në Afganistan


Ilustrim

Së paku 32 njerëz kanë vdekur nga vërshimet në Afganistan, njoftuan autoritetet zyrtare.

Vërshimet, të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut, kanë shkatërruar apo dëmtuar rreth 2000 shtëpi, tha zëdhënësi i provincës Helmand, Omar Zwak.

Së paku 10 njerëz ende konsiderohen të zhdukur nga pesë rajone të përfshira nga vërshimet.

Ditëve të fundit Afganistani është përballur me reshje më të mëdha të borës dhe shiut.

Personat e prekur nga vërshimet janë evakuuar në zona të sigurta në qytetin e Kandaharit, njoftuan autoritetet.

XS
SM
MD
LG