Ndërlidhjet

SHBA-ja vendos sistemin e avancuar mbrojtës raketor në Izrael


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur përkohësisht në Izrael, sistemin e avancuar mbrojtës raketor “THAAD”, njoftuan ushtritë amerikane dhe izraelite.

Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë tha se vendosja e sistemit mbrojtës paraqet një “demostrim të angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për sigurinë rajonale të Izraelit”.

Përmes kësaj, gjithashtu synohet testimi i aftësisë së ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi armë të tillë në të gjithë botën.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendosja e sistemit mbrojtës raketor e bën Izraelin "edhe më të fortë për t'u marrë me kërcënimet e afërta dhe të largëta nga e gjithë Lindja e Mesme".

Ushtria izraelite tha se Izraeli posedon sistemin e vet të mbrojtjes, por stërvitjet synojnë që pjesërisht të shikojnë se si të përfshijnë sistemin “THAAD”, i cili është projektuar për të kapur raketat hyrëse balistike.

“Kjo po ndërmirret në mënyrë që ne të jemi gati për çdo sfidë në të ardhmen", tha ushtria izraelite .

Zyrtarët izraelitë kanë ngritur shqetësime rreth zhvillimit të raketave balistike nga ana e Iranit, si dhe ndaj arsenalit të raketave balistike të grupit militant Hezbollah në Liban.

XS
SM
MD
LG