Ndërlidhjet

Scaparrotti: SHBA-ja të mos i shesë Turqisë aeroplanët ushtarakë


Kreu forcave ushtarake amerikanë në Evropë, gjeneral Curtis Scaparrotti
Kreu forcave ushtarake amerikanë në Evropë, gjeneral Curtis Scaparrotti

Kreu forcave ushtarake amerikane në Evropë, gjenerali, Curtis Scaparrotti, tha se do të rekomandojë që Shtetet e Bashkuara të mos i shesin aeroplanët luftarakë Turqisë nëse paraprakisht Ankaraja nuk zbrapset nga planet për blerë sistemin mbrojtës raketor të Rusisë.

"Këshilla ime më e mirë ushtarake do të ishte që ne nuk do të punojmë me një aleat që është duke punuar me sistemet ruse” tha gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, kreu i forcave amerikane në Evropë, gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Scaparrotti është gjithashtu Komandanti Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se planifikon të blejë sistemin rus përkundër vërejtjes së Aleancës Veriatlantike, se ai nuk mund të integrohet në sistemin mbrojtës të NATO-s, informon Reuters.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se nëse Turqia vazhdon me blerjen e sistemit rus, Uashingtoni do të tërheqë ofertën e vet për të shitur një paketë raketash “Raytheon Co Patriot” në vlerë prej 3.5 miliardë dollarësh.

Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se marrëveshja për blerjen e sistemit mbrojtës raketor të Rusisë, tashmë është çështje e kryer.

XS
SM
MD
LG