Ndërlidhjet

K.Jugore zbulon aktivitete të dyshimta në K.Veriore


Ilustrim

Agjencitë e Intelegjencës së Koresë Jugore njoftuan për aktivitete të dyshimta të Koresë së Veriut sa i përket programit të saj bërthamor.

Agjencitë thanë se Korea e Veriut po restauron pjesë të vendit për lëshimin e raketave në Dongchang, ka njoftuar agjencia e lajmeve Yonhap.

Sipas këtyre informacioneve, Korea e Veriut po vë në objekt një qati dhe një derë.

Agjencia Kombëtare për Intelegjencë e Koresë së Jugut tha gjithashtu se “të njëjtat informacione i posedojnë edhe Shtetet e Bashkuara”.

Samiti i javës së kaluar ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë Veriore Kim Jong-un, dështoi pasi Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat e verikoreanëve për të hequr sanksionet ndaj shtetit të tyre.

Megjithatë ministri i Jashtëm I Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se delegacioni i tyre ka kërkuar që vetëm një pjesë e sanksioneve të hiqen dhe jo të gjitha.

XS
SM
MD
LG