Ndërlidhjet

Manafortit i shpallet të enjten dënimi


Paul Manafort

Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përballet me mundësinë e kalimit të pjesës së mbetur të jetës në burg, pasi sot do t'i shpallet dënimi për krime federale.

Manafort, i cili mbush 70 vjet në prill, është shpallur fajtor verën e kaluar për tetë krime financiare nga Gjykata e Qarkut e Virxhinias.

Rasti rrjedh nga hetimet që po bën këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller, për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Zyra e Muellerit ka thënë muajin e kaluar se pajtohet me udhëzimet federale që parashohin dënimin me burg të Manafortit me 19.5 deri në 24 vjet.

Avokatët e Manafortit kanë thënë se kalkulimi për krimet e klientit të tyre është "jorproporcional" dhe kanë apeluar për lehtësim të dënimit.

Manafort ka shërbyer për kohë të shkurtër si kryetar i fushatës zgjedhore të Trumpit në vitin 2016.

Ai është shkarkuar pas zbulimit se ka punuar për politikanët pro-rusë të Ukrainës, përfshirë ish-presidentin e këtij vendi, Viktor Yanukovych.

Rusia ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA për të mbështetur, siç është thënë, zgjedhjen e Donald Trumpit president.

Trump, i cili po ashtu i mohon lidhjet e bashkëpunëtorëve të tij me zyrtarët rusë, i ka cilësuar hetimet për këtë çështje si "gjueti shtrigash".

Lexoni edhe këtë: Manafort shkeli marrëveshjen për bashkëpunim, gënjeu FBI-në

XS
SM
MD
LG