Ndërlidhjet

Pakistani "merr kontrollin" e 182 medreseve


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Pakistanit tha se ka marrë kontrollin e 182 shkollave fetare dhe se ka arrestuar mbi 100 njerëz, gjatë bastisjeve të militantëve islamikë.

"Autoritetet provinciale kanë marrë nën kontroll udhëheqjen dhe administrimin e 182 medreseve", tha Ministria e Brendshme e Pakistanit, duke iu referuar shkollave fetare.

"Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë ndaluar edhe 121 njerëz", bëri të ditur ministria në fjalë.

Pakistani është nën presion ndërkombëtar për të shtypur organizatat militante që kryejnë sulme në Indi, përfshirë grupin Jaish-e-Muhammad, i cili ka marrë përgjegjësinë për një sulm muajin e kaluar, në të cilin kanë mbetur të vrarë mbi 40 forca paraushtarake të Indisë.

Megjithatë, Ministria e Brendshme e Pakistanit tha se bastistjet janë planifikuar më herët dhe se nuk janë përgjigje ndaj presionit ndërkombëtar.

Shkollat fetare, të cilat në shumë raste janë forma e vetme e arsimimit për miliona fëmijë të varfër, fajësohen shpesh për radikalizimin e të rinjve pakistanezë.

Lexoni edhe këtë: Pakistani arreston 44 militantë të dyshuar për sulmin në Kashmir

XS
SM
MD
LG