Ndërlidhjet

Eksportet e Kinës shënojnë rënien më të ulët në tre vjet


Ilustrim.

Kina është përballur me rënien më të ulët të eksporteve në muajin shkurt në tre vjetët e fundit, duke rritur shqetësimet për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se eksportet nga Kina kanë rënë për 20.7 për qind në krahasim me një vit më parë, derisa importet kanë shënuar rënie për 5.2 për qind.

Ekonomistët kanë thënë se të dhënat për dy muajt e parë të këtij viti mund të ndikohen nga festa e Vitit të Ri Hënor.

Ekonimisti për Kinën në Capital Economics, Julian Evans-Pritchard, ka thënë për BBC-në se pavarësisht çrregullimeve sezonale, të dhënat kanë qenë “pesimiste”.

“Tarifat janë duke ndikuar në dërgesat në SHBA”, ka thënë ai në një punim shkencor.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë vënë tarifa në mallra në vlerë të miliarda dollarëve prej muajit korrik të vitit të kaluar, duke ngritur shqetësime për luftë ekonomike globale.

Ndonëse zyrtarët kanë qenë më pozitivë rreth negociatave që po zhvillojnë këto dy shtete, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshjeje do të rrisë tarifat amerikane në mallrat kineze.

Presidenti amerikan, Donald Trump pati arsyetuar vendimin për aplikim të tarifave duke përmendur ato që i ka cilësuar si “praktika të padrejta tregtare” të Kinës ndaj SHBA-së.

XS
SM
MD
LG