Ndërlidhjet

Prova të reja se Korea Veriore mund të jetë duke përgatitur lansimin e një rakete


Korea Veriore mund të jetë duke përgatitur lansimin e një rakete ajrore, raportoi Radio Publike Kombëtare e Shteteve të Bashkuara.

Raporti i së shtunës bazohet në fotografi ekskluzive nga satetliti të zonës Sanumdong, që ishte shfrytëzuar më pare për prodhimin e armëve bërthamore..

Fotografitë ishin bërë disa ditë para takimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në Vietnam me liderin Kim Jong Un.

Një hulumtues i cituar nga NPR, kishte thënë se “si duket Korea Veriore është në proces të ndërtimit të një rakete”.

Samiti i muajit të kaluar ndërmjet dy liderëve përfundoi pa ndonjë marrëveshje për tërheqjen e armëve bërthamore. Trump tha më 8 mars se “do të befasohej në mënyrë negative” nëse Korea Veriore vazhdon testimin e armëve bërthamore.

“Do të dëshpërohesha shumë nëse shoh testime”, tha Trump.

XS
SM
MD
LG