Ndërlidhjet

Ndalesa kundër atletëve rusë mbetet në fuqi


Rune Andersen, udhëheqës i task-forcës anti-dopong në Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës.
Rune Andersen, udhëheqës i task-forcës anti-dopong në Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës.

Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës vendosi që të mbajë në fuqi ndalesën ndaj Federatës së Atletëve të Rusisë, e cila është vendosur më shumë se tre vjet më parë.

Federata e Atletikës e Rusisë është pezulluar nga garat ndërkombëtare qysh në vitin 2015, pasi një raport i Agjencisë Botërore Anti-Doping ka gjetur prova të dopingut në mesin e atletëve.

Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës e diskutoi mundësinë e heqjes së ndalesës në një takim në Doha të dielën dhe të hënën.

Por, Rune Andersen, udhëheqës i task-forcës anti-dopong në këtë shoqatë, tha se Rusia nuk i ka përmbushur kushtet.

Ai tha se ndalesa do të mbetet në fuqi derisa të bëhen të disponueshme mostrat e mbledhura nga laboratori anti-doping i Moskës.

Zyrtarët rusë kanë pranuar se ka doping në mesin e atletëve, por i kanë mohuar akuzat se ai është sponsorizuar nga shteti.

Në bazë të ndalesës, atletët rusë duhet të përmbushin kritere të rrepta, të tilla si teste të dopingut jashtë Rusisë, për t'u lejuar që të konkurrojnë në garat ndërkombëtare si neutralë dhe jo nën flamurin e tyre kombëtar.

XS
SM
MD
LG