Ndërlidhjet

Hoti: Shërbimi ushtarak të jetë i obligueshëm në Kosovë


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Fotografi nga arkivi.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se duhet të jetë i obligueshëm shërbimi ushtarak në Kosovë, sipas modelit të Zvicrës dhe vendeve tjera.

Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, që sipas tij, kjo masë do të garantonte mbrojtje efektive nacionale dhe “i mundëson Ushtrisë së Kosovës të renditet krahas ushtrive partnere në NATO”.

“Për një periudhë disavjeçare, të rinjtë do të shërbejnë për disa muaj në shërbimin ushtarak, me shkëputje, bazuar në nevojat e të rinjve për arsim, punësim dhe familje”, shkruan Hoti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi pakon ligjore, e cila i mundëson Forcës së Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në Ushtri.

Procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri, është thënë se do të zgjasë dhjetë vjet.

XS
SM
MD
LG