Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga një aksident trafiku në Suharekë


Ilustrim.

Tre persona kanë humbur jetën nga një aksident trafiku në fshatin Duhël të Suharekës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Sot rreth orës 12:30 në magjistralen Duhël-Shtime, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Si pasojë e këtij aksidenti kemi tri viktima që kanë humbur jetën”, tha Gashi.

Ai shtoi se në këtë aksident janë përfshirë “një automjet i udhëtarëve, një kamion dhe një kamionetë”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka njoftuar se në këtë aksident, po ashtu lëndime kanë marrë edhe dy persona.

XS
SM
MD
LG