Ndërlidhjet

Aksident me fatalitet në Pejë


Ilustrim.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, pas një aksidenti trafiku në rrugën Pejë-Istog, përkatësisht në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia, përmes një komunikate njofton se në këtë aksident, ku ka humbur jetën një 63-vjeçar dhe janë lënduar dy femra, kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VW’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara. Njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal - Pejë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

XS
SM
MD
LG