Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikanë në Afganistan


Afganistan

Forca e NATO-s në Afganistan tha se dy ushtarë amerikanë u vranë gjatë kryerjes së një operacioni.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, NATO nuk i publikoi emrat e viktimave dhe nuk dha detaje të tjera.

Dhuna në Afganistan vazhdon, edhe pse militantët talibanë po mbajnë negociata me zyrtarët amerikanë për gjetjen e një zgjidhjeje që do t'i jepte fund luftës gati 18-vjeçare në këtë vend.

Rrethi i fundit i bisedimeve u mbajt këtë muaj. Të dyja palët thanë se është bërë përparim, por ende pa marrëveshje.

Misioni i NATO-s në Afganistan aktualisht përfshin 17,000 trupa - rreth gjysma e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Viktimat e fundit çojnë në 4 numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë, këtë vit në Afganistan.

XS
SM
MD
LG