Ndërlidhjet

Trump: Shteti Islamik nuk kontrollon më asnjë territor në Siri


Presidenti i SHBA-së, Doanld Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se forcat e mbështetura nga SHBA-ja në Siri e kanë larguar grupin militant Shteti Islamik (IS) edhe nga territori i fundit që e kontrollonte.

Presidenti Trump, paraqiti para gazetarëve një hartë të Sirisë, në kohën kur ai u zgjodh president i SHBA-ve, në të cilën me pika të kuqe shënjestroheshin vendet e shumta që mbante nën kontroll grupi militant, dhe një hartë tjetër të ditëve të sotme, e cila nuk kishte asnjë pikë të kuqe.

“Ja ku e keni hartën. Urime”, tha Trump para gazetarëve.

Megjithatë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara i thanë agjencisë Reuters se luftimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së enjte ndërmjet forcave që mbështeten nga SHBA-ja dhe grupit militant të ashtuquajtur Shteti Islamik në territorin e fundit që mbajnë nën kontroll.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë përleshur gjatë ditës së enjte me militantët e fshehur në rajonin Baghouz. Forcat siriane janë mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, iu tha të premten gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se grupi militant nuk mban më asnjë territor nën kontroll në Siri.

XS
SM
MD
LG