Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Afrikën jugore pas ciklonit


Ilustrim

Numri i viktimave nga cikloni Idai që përfshiu Afrikën jugore më shumë se një javë më parë, ka shënuar rritje, thonë autoritetet, raporton BBC.

Numri i personave të raportuar të vdekur në Mozambik është rritur nga 242 në 417.

Ndërkaq, numri total i viktimave në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi, ka arritur në 700. Kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë. The neë figure puts the overall death toll at about 700 people across Mozambique, Zimbabëe and Malaëi.

Kombet e Bashkuara deklaruan se do të mund të paraqesin shifrën e saktë vetëm kur të qetësohet vërshimi i ujërave.

Zyra e OKB-së për Koordinim dhe Çështje Humanitare, tha se lumenjt janë në rrezik të daljes nga shtrati sërish.

Mijëra persona kanë mbetur të ngujuar nga vërshimi i lumenjve, derisa po bëhet përpjekje për të siguruar ndihma ushqimore. Rreth 1,7 milion persona thuhet të jenë pa energji elektrike si dhe kanë pësuar dëme të mëdha.

XS
SM
MD
LG