Ndërlidhjet

Beogradi përkujton viktimat shqiptare të luftës në Kosovë

Organizatat joqeveritare “Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR), "Fondi për të Drejtën Humanitare" dhe "Gratë në të zeza" organizuan të martën në Beograd, një tubim përkujtimor për krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.
Aktivistët kërkuan që shteti i Serbisë të zbulojë dhe raportojë të dhënat për personat e zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë dhe të komunikojë të gjitha të dhënat për varrezat masive në Serbi si dhe të ngris padi ndaj krimeve të kryera dhe fshehjen e tyre.

XS
SM
MD
LG