Ndërlidhjet

Stoltenbergut i zgjatet mandati deri më 2022


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në këtë pozitë nga viti 2014, i është zgjatur mandati deri në shtatorin e vitit 2022, ka njoftuar aleanca më 28 mars.

“Aleatët kanë treguar përkrahjen e tyre për punën e sekretarit të përgjithshëm për të modernizuar NATO-n dhe për t’u siguruar se i adaptohet të ardhmes”, ka thënë NATO-ja përmes një deklarate.

Të 29 vendet anëtare kanë votuar në të mirë të zgjatjes së mandatit të Stoltenbergut.

Pas këtij vendimi, ish-kryeministri norvegjez, do të jetë shefi i parë i aleancës, prej kohës së udhëheqësit gjerman, Manfred Woerner, që do të udhëheqë aleancën veri-atlantike më gjatë se pesë vjet.

Stoltenberg ka thënë se është “i nderuar” me vendimin që kanë marrë 29 aleatët e NATO-s.

“Së bashku ne do të vazhdojmë të modernizojnë aleancën që të jetë e gatshme për të ardhmen”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Stoltenberg do të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme, për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Përveç kësaj, ai do të mbajë një fjalim edhe në Kongresin amerikan, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të NATO-s.

XS
SM
MD
LG