Ndërlidhjet

Tunizia arreston një zyrtar të OKB-së


Ilustrim

Tunizia ka arrestuar një zyrtar të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në monitorimin e një embargo ndërkombëtare të armëve në Libi edhe pse ai ka imunitet diplomatik, tha të premten një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

Moncef Kartas, një shtetas tunizian dhe anëtar i një paneli të ekspertëve të OKB-së të caktuar për të monitoruar embargon e armëve në Libi, u arrestua pasi mbërriti në aeroportin e Tunisit të martën, tha zëdhënësi Farhan Haq.

"Ne jemi në kontakt me autoritetet tuniziane për të konstatuar arsyet për arrestimin dhe ndalimin e tij, si dhe kushtet në të cilat ai po mbahet", tha Haq.

Ministria e brendshme e Tunizisë nuk ka dhënë informacione për rastin, raporton Reuters.

Mirëpo të martën përmes një njoftimi, Ministria e brendshme tha se dy qytetarë nga Tunizia u arrestuan, nën dyshimet për spiunazh.

Ministria gjithashtu tha se kishte sekuestruar dokumente të fshehta që cenonin sigurinë kombëtare, duke shtuar se hetimet ishin në vazhdim.

Nuk është e qartë nëse zyrtari i OKB-së është njëri prej të arrestuarve.

XS
SM
MD
LG