Ndërlidhjet

Zelenskyy dhe Poroshenko do të përballen në balotazh


Disa nga kandidatët për president të Ukrainës.

Komediani ukrainas pa përvojë politike, Volodymyr Zelenskyy, dhe presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, do të shkojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë tha se me mbi 98% të votave të numëruara nga zgjedhjet e së dielës, Zelenskyy ka fituar 30.24% dhe Poroshenko 15.93%.

Në vendin e tretë, ndërkaq, ka dalë ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, me 13.39% të votave.

Balotazhi midis dy kandidatëve të parë do të mbahet më 21 prill.

Ukrainasit po zgjedhin presidentin në kohën kur vendi i tyre po përballet me një ekonomi të ngadalësuar dhe korrupsion të shfrenuar, me luftën pesëvjeçare kundër separatistëve pro-rusë në dy provinca lindore dhe me kontrollin e Moskës mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë i vlerësuan zgjedhjet e 31 marsit në Ukrainë si të drejta dhe konkurruese.

XS
SM
MD
LG