Ndërlidhjet

Stoltenberg: NATO nuk synon izolimin e Rusisë


Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca veri-atlantike nuk synon ta izolojë Rusinë, mirëpo është duke kërkuar marrëdhënie më të mira me Moskën.

Stoltenberg i ka bërë këto komente më 3 prill në një fjalim para Kongresit amerikan, duke shënuar kështu herën e parë që një sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i drejtohet legjislativit amerikan.

Në fjalimin e tij, Stoltenberg ka kritikuar atë që e ka cilësuar si “Rusi më kategorike” dhe i ka bërë thirrje Moskës që të zbatojë traktatet për kontroll të armëve, që datojnë nga periudha e Luftës së Ftohtë.

“Ne nuk dëshirojmë ta izolojmë Rusinë, ne kërkojnë marrëdhënie efektive me Rusinë”, ka thënë ai.

Vizita e Stoltenbergut ka ardhur pasi ministrat e Jashtëm të 29 vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Uashington për të shënuar 70-vjetorin e aleancës dhe për të diskutuar kërcënimet e sigurisë, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me Rusinë dhe Afganistanin.

Roli sovjetik në krijimin e NATO-s
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Ky takim ka ndodhur në kohën kur janë rritur tensionet mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe aleancës veri-atlantike, rreth finnancimit të NATO-s.

Trump vazhdimisht është ankuar se anëtarët e aleancës nuk janë duke kontribuuar në mënyrë të drejtë.

Ai po ashtu ka vënë në pikëpyetje aspektin më të rëndësishëm të aleancës, se nëse sulmi ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj gjithë anëtarëve tjerë.

XS
SM
MD
LG