Ndërlidhjet

Biden: Do të respektoj hapësirën personale të grave


Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të jetë më i kujdesshëm në kontaktet fizike me gratë, pasi u akuzua për sjellje të pahijshme.

Biden postoi një video në Twitter, duke thënë se në të ardhmen do të respektojë hapësirën personale të grave.

Ai tha se gjithmonë ka synuar të krijojë "lidhje njerëzore" dhe jo të bëjë dikë të ndjehet keq.

Në ditët e fundit, katër gra e akuzuan Bidenin për prekje të pakëndshme.

"Normat sociale po ndryshojnë. Unë e kuptoj këtë", tha Biden.

Ai shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, edhe pse ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij.

Lexoni edhe këtë:

Pelosi: Biden nuk duhet të përjashtohet nga gara për president

XS
SM
MD
LG