Ndërlidhjet

Distria Krasniqi e artë në “Antalya Grand Prix”


Foto nga arkivi - Pjesëmarrja e xhudisteve të Kosovës në Lojërat Olimpike "Rio 2016", në Brazil.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë, në “Antalya Grand Prix 2019”, në Turqi.

23-vjeçarja nga Peja, në finale e mposhti me “ippon” rivalen e saj nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, në ndeshjen që zgjati më pak se pesë minuta.

Në tri luftërat para finales, Kransniqi mposhti edhe tri kundërshtare të tjera – të gjitha me “ippon”.

Fillimisht, në raundin e dytë Distria Krasniqi mposhti turken Gulkader Senturk. Në çerekfinale ajo mposhti xhudistin serbe, Andrea Stojadinov, ndërsa finalen e arriti pas fitores ndaj korano-jugores Yujeong Kang.

Krenar me suksesin e xhudistes kosovare është shprehur trajneri i saj, Driton Kuka, i cili menjëherë pas triumfit e ka quajtur impresive Krasniqin.

“Disi (Distria) impresive në Grand Prix Antalya 2019. E artë. 700 Pikë Olimpike. Të gjitha fitoret me Ippon,” ka shkuar Kuka në profilin e tij në Facebook.

XS
SM
MD
LG