Ndërlidhjet

Ambasadori amerikan Kosnett uron Ditën e Kushtetutës


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka uruar Ditën e Kushtetutës, duke potencuar të gjithë ata që punojnë për të jetësur në praktikë atë që është e shkruar në Kushtetutë.

“Më 2008 Kosova ratifikoi Kushtetutën e saj e cila thotë se njerëzit janë të vendosur të ndërtojnë një të ardhme të Kosovës si vend i lirë, demokratik, paqedashës. Një vend që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Në Kosovë të martën po shënohet Dita e Kushtetutës.

Kushtetuta e Kosovës bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, i njohur si Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe mbi bazën e të cilit edhe ishte shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Vështirësitë në zbatimin e saj kanë qenë kryesisht në komunat e veriut të vendit të banuara me shumicë serbe.

XS
SM
MD
LG