Ndërlidhjet

Shtyhen bisedimet e Qeverisë afgane me talibanët


Afganistan
Afganistan

Qeveria e Afganistanit tha se bisedimet me talibanët, që do të nisnin më 14 prill në Katar, janë riplanifikuar për pesë ditë më vonë.

Abdul Hadi Arghandewal, anëtar i Këshillit Udhëheqës për Pajtim, tha se ekipit negociator të Afganistanit i duhet më shumë kohë për t'u përgatitur.

Takimi i planifikuar shihet si një hap i rëndësishëm drejt gjetjes së një zgjidhjeje për t'i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Talibanët, deri më tash, kanë biseduar vetëm me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, duke i konsideruar ata si "armiqtë" kryesorë.

Militantët kanë refuzuar të bisedojnë me Qeverinë në Kabul, pasi, sipas tyre, ajo është "kukull" e SHBA-së.

Talibanët janë pajtuar të bisedojnë me përfaqësuesit qeveritarë, por duke i konsideruar ata vetëm si qytetarë "të zakonshëm" afganë.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001, pak kohë pasi militantë të lidhur me grupin terrorist Al Kaida kanë kryer sulme terroriste në tokën amerikane, duke vrarë mbi 3,000 njerëz.

Ndërhyrja e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë të NATO-s ka rrëzuar talibanët nga pushteti në Afganistan, në vitin 2001.

Misioni i NATO-s në Afganistan aktualisht ka 17,000 trupa - rreth gjysma e tyre nga Shtetet e Bashkuara.

Bisedimet për paqe janë intensifikuar muajve të fundit, nën udhëheqjen e të dërguarit amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad.

Më shumë në këtë temë: Loja diplomatike e talibanëve

XS
SM
MD
LG