Ndërlidhjet

Rusia edhe një hap më pranë "Internetit sovran"


Në Rusi ka pasur protesta kundër kontrollit më të rreptë në internet.

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë e kaloi në leximin e dytë ligjin që do ta shkëpusë internetin rus nga rrjeti global.

Ligjvënësit në Dumën shtetërore votuan me 320 vota për dhe 15 kundër.

Sipas kritikëve, ligji është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë së presidentit Vladimir Putin për të rritur kontrollin shtetëror në internet dhe për të lehtësuar censurën.

Ligji i ashtuquajtur "Interneti sovran" do të kërkojë që trafiku i të dhënave në mes të qytetarëve dhe organizatave ruse të mbetet brenda Rusisë dhe të mos qarkullojë ndërkombëtarisht.

Mbështetësit e ligjit thonë se ai do ta bëjë segmentin rus të internetit - të njohur si Runet - më të pavarur.

Sipas tyre, ligji është i nevojshëm për të mbrojtur Rusinë kundër sulmeve potenciale kibernetike.

Legjislacioni do të kërkojë instalimin e pajisjeve të posaçme që do ta bënin më të lehtë bllokimin e ueb-faqeve të ndaluara nga qeveria.

Masa pritet të kalojë edhe në leximin e tretë dhe të nënshkruhet nga presidenti Putin.

Më shumë në këtë temë:

Përse Rusia kërkon sovranitet në internet?

XS
SM
MD
LG