Ndërlidhjet

Grupet parlamentare dakordohen rreth rekomandimeve të BE-së dhe OSBE-së për zgjedhjet


Kuvendi i Kosovës

Kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës kanë shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor.

Në këtë drejtim, kryetarët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ‘ad hoc’ parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor, duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013.

Ky komision pritet të themelohet në seancat e ardhshme plenare. Po ashtu, ata janë marrë vesh që në kuadër të Komisionit 'ad hoc' parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të Përfaqësueses së Bashkimit Eropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova dhe shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Jan Braathu.

Kryetarët e grupeve parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore.

XS
SM
MD
LG