Ndërlidhjet

Ushtria e Sudanit: Nuk do t'i lejojmë trazirat


Sudan

Udhëheqësit e grushtshtetit ushtarak në Sudan i paralajmëruan protestuesit se do të kenë "zero tolerancë" ndaj trazirave.

Një zëdhënës tha se ushtria nuk kërkon pushtet dhe se e ardhmja e Sudanit do të vendoset nga protestuesit, por shtoi se ushtria do ta ruajë rendin publik.

Protestuesit vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grushtshtetit janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Omar al-Bashir.

Ushtria tha se nuk do ta ekstradojë Bashirin për akuzat për krime lufte.

Bashir është subjekt i dy urdhërarrestimeve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ai akuzohet për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008.

Bashir i mohon këto akuza.

Megjithatë, sipas Këshillit Ushtarak, i krijuar pas grushtshtetit, ai mund të gjykohet në Sudan.

Bashir - një nga udhëheqësit që ka shërbyer më së gjati, përkatësisht nga viti 1989 - u përmbys të enjten dhe tani është në paraburgim.

Rënia e tij pasoi disa muaj trazira që filluan në dhjetor, për shkak të rritjes së çmimeve.

Së paku 38 vetë u vranë në protesta.

Lexoni edhe këtë: Sudani në prag të një konflikti të brendshëm

XS
SM
MD
LG