Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Sudan


Sudan.

Për të tretën ditë me radhë, mijëra persona po protestojnë para selisë së ushtrisë, në kryeqytetin sudanez, Kartum,duke kërkuar tranzicion paqësor në sundim civil.

Dëshmitarët thanë se protestuesit po qëndrojnë të ulur para selisë dhe po këndojnë këngë dhe në duar po mbajnë pankarta.

Ushtria e Sundanit mori pushtetin më 11 prill, pasi rrëzoi nga pushteti presidentin Omar al-Bashir, i cili kishte qenë në krye të shtetit për tre dekada.

Grushtshteti erdhi pasi për javë të tëra, në mbarë Sundanin u organizuan protesta paqësore.

Partitë opozitare dhe aktivistët janë zotuar se do të vazhdojnë protestat derisa Këshilli Ushtarak, që mori pushtetin, të plotësojë kërkesat e tyre.

Këshilli Ushtarak udhëhiqet nga gjenerali, Abdel Fattah al-Burhan, i cili ka thënë se do t’ia dorëzojë pushtetin një qeverie civile brenda dy vjetësh.

Këshilli ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me liderët e protestave.

Presidenti i rrëzuar nga pushteti Bashir, 75-vjeçar, kishte ardhur në krye të shtetit pas një grushtshteti ushtarak më 1989.

Ushtria sudaneze ka thënë se Bashir, i cili gjendet në paraburgim, do të gjykohet në Sudan, nën akuza për gjenocid.

Bashir është subjekt i dy urdhërarrestimeve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ai akuzohet për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008.

Bashir i mohon këto akuza.

XS
SM
MD
LG