Ndërlidhjet

Irani kërkon që të kundërshtohet vendimi i SHBA-së për Gardën Revolucionare


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Irani do t’i kërkojë komunitetit ndërkombëtar që të marrë një qëndrim karshi vendimit të Shteteve të Bashkuara, për ta njohur Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste, tha ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.

Irani ka thënë se vendimi i marr nga presidenti amerikan, Donald Trump është joligjor.

Garda Revolucionare e Iranit është një forcë elite, që kontrollon shumicën e shtetit iranian dhe ekonominë e këtij vendi.

“Sot, ne do t’iu dërgojmë mesazhe ministrave të të gjitha vendeve dhe do t’u themi atyre që është e rëndësishme që të shprehin pozicionin e tyre, dhe t’i paralajmërojmë ata se kjo masë e paprecedentë dhe e rrezikshme e SHBA-së ka pasur dhe do të ketë pasoja”, është cituar të ketë thënë Zarif, nga agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA.

Zarif po ashtu njoftoi se i ka dërguar një letër edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të protestuar “kundër kësaj mase joligjore të SHBA-së”.

Marrëdhëniet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit janë përkeqësuar që prej majit të vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Trump e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e nënshkruar ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.

SHBA-ja edhe më herët sanksionuar dhjetëra entiteti dhe njerëz që kishin lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.

XS
SM
MD
LG