Ndërlidhjet

Tetë të vdekur nga stuhitë në jug të SHBA-së


Ilustrim

Së paku tetë njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën, si pasojë e stuhive në disa shtete në jug të SHBA-së.

Në Teksas, dy fëmijë vdiqën nga rënia e drurit mbi makinën e familjes së tyre.

Fëmijët ishin tre dhe tetë vjeç.

Vdekje u raportuan edhe në Misisipi, Teksas dhe Luiziana.

Disa të plagosur nuk janë ndihmuar për orë të tëra për shkak të pengesave nëpër rrugë, raportuan mediat amerikane.

Paralajmërime për tornado u lëshuan edhe në Ohajo, Karolinë të Jugut dhe Virxhinia.

Stuhitë kanë nisur të lëvizin tani drejt Bregut Lindor.

XS
SM
MD
LG