Ndërlidhjet

Forcat pakistaneze sulmuan militantët në Peshavar


Ilustrim

Gjatë një sulmi të forcave të sigurisë kundër militantëve në qytetin e Peshavarit në Pakistan kanë mbetur të vrarë një polic dhe së paku 6 militantë.

Shaukat Yousafzai, një zëdhënës rajonal pakistanez, tha se njësitet speciale të policisë rrethuan një shtëpi në Peshavar pasi kishin informacione për planifikimin e sulmeve nga ana e militantëve.

Militantët e fshehur brenda shtëpisë, hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë duke lënë të vrarë një pjesëtar të saj. Përgjegjësinë e morën talibanët. Luftimet zgjatën rreth 17 orë.

XS
SM
MD
LG