Ndërlidhjet

Trump i vë veto rezolutës për luftën në Jemen


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka vënë veto një projektligji të miratuar nga Kongresi amerikan, për t’i dhënë fund luftës së udhëhequr nga sauditët në Jemen.

Trump e ka përshkruar këtë rezolutë si të “panevojshme” dhe tentim të “rrezikshëm” për të zvogëluar fuqitë e tij të garantuara me kushtetutë.

“Kjo rezolutë është e panevojshme dhe tentim i rrezikshëm për të zvogëluar autoritetin tim kushtetues. Ajo rrezikon jetën e qytetarëve amerikanë dhe shërbyesve tanë si sot, ashtu edhe në të ardhmen”, është shprehur presidenti amerikan.

Kjo është hera e dytë që Trump ka shfrytëzuar të drejtën e vetos, prej kur ka fituar pozitën e presidentit më 2017.

Kundërshtitë në Kongres për politikën e tij në Jemen, janë rritur vitin e kaluar pasi ishte kuptuar se agjentët sauditë kanë vrarë gazetarin Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Kjo rezolutë që ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve në muajin prill derisa në Senat në mujin mars, i kufizon presidentit fuqinë e të dërguarit të trupave në konflikte.

Jemeni është shkatërruar nga një konflikt, që është përshkallëzuar më 2015, pasi rebelët huthi kanë pushtuar pjesën më të madhe në perëndim të këtij shteti dhe kanë detyruar presidentin Abdrabbuh Mansour Hadi te largohet nga territori i Jemenit.

XS
SM
MD
LG