Ndërlidhjet

Portugali: Aksident me autobus, vdesin 28 udhëtarë


Vendi i aksidentit
Vendi i aksidentit

Nga një aksident i autobusit me turistë në ishullin Madeira në Portugali kanë mbetur të vdekur 28 persona, njoftuan zyrtarët.

Shumica e viktimave ishin turistë gjermanë.

Autobusi, me të cilin po udhëtonin 55 persona, doli nga rruga dhe u rrokullis nga një kodër.

Televizioni lokal tregoi se trupat e viktimave ishin shpërndarë mbi kodrën pranë Oqeanit Atlantik.

Banorët thanë se moti ishte i mirë në kohën e aksidentit ndërsa autoritetet e sigurisë njoftuan se po hetojnë shkakun e mundshëm të aksidentit.

Madeira është një destinacion i njohur për turistët evropianë.

XS
SM
MD
LG